fbpx

Edhe Vuçiq konfirmon se formati i dialogut ka ndryshuar

Edhe Vuçiq konfirmon se formati i dialogut ka ndryshuar

Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi do ta marrin timonin e dialogut mes dy shteteve, pas një paralajmërimi për ndryshim të formatit nga presidenti i Kosovës.

Të dielën pasdite edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dialogu mes dy vendeve pritet të zhvillohet në nivel presidencial dhe krejt kjo do të ishte mundësi e mirë që të fliten gjërat më konkretisht.

Ai ka thënë se në takimin  ardhshëm me Thaçin nuk do të ketë ndonjë temë të caktuar.

“Tashmë të gjitha letrat janë të hapura”, ka thënë ai për Sputnik.