Edi, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” në një lidhje dashurie?

Edi, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” në një lidhje dashurie?

Eduard Kuçi, i riu nga Kosova mori shumë famë për një kohë të shkurtër sa ishte në programin e njohur “Për’Puthen”.

Ai aty u përfol më së shumti për lidhjen që kishte me ish konkurrenten tjetër të “Për’Puthen”, Adën, me të cilën pas një takimi që bënë jashtë programit, rezultoi me përjashtimin e tyre.

Mirëpo, pas përjashtimit, Edi bëri me dijë në InstaStoryn e tij se ai do të lë Kosovën dhe do të shkojë të jetojë në vendin ku ai u rrit, në Zvicër.

Mirëpo, Edi i ka habitur të gjithë me një foto të publikuar së fundmi në InstaStory.

Ai shihet në shoqërinë e një vajze, e cila nuk është Ada.

Të përqafuar dhe shumë afër me njëri-tjetrin, ky imazh po sjell mjaft dyshime se ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka nisur një lidhje të re.

E kush është vajza misterioze, mbetet për tu zbuluar. /Insajderi.com