Edi Rama i reagon komisionerit Hahn pas deklarimeve në Prishtinë

Edi Rama i reagon komisionerit Hahn pas deklarimeve në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar komisionerit të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, duke i thënë se taksa prej 100 për qind që Kosova vendosi ndaj Serbisë “është një klithmë që duhet dëgjuar”.

Pas paralajmërimit të Hahn se liberalizimi i vizave për kosovarët pritet të ndodhë më 2020, Rama përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka pyetur Hahnin se “çfarë ka fituar Kosova me qasjen e saj konstruktive ndaj Bashkimit Evropian?”.

“Komisioneri Hahn ka të drejtë! Taksa 100% mbi produktet e Serbisë & Bosnje-Hercegovinës është obstruktive, po çfarë ka fituar deri më tash Kosova me qasjen e saj konstruktive?”, ka pyetur Rama – Hahnin.

“Hiç % të asaj që ka merituar! E pra, ajo nuk është një taksë që duhet gjykuar, po një klithëm që duhet dëgjuar…”, ka thënë Rama.  /Insajderi.com