Edi Rama ia jep meritat për formimin e Ushtrisë këtij lideri kosovar

Edi Rama ia jep meritat për formimin e Ushtrisë këtij lideri kosovar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur të mikut të tij, Presidentit Hashim Thaçi, për ta uruar popullin e Kosovës për ushtri.

I pari i Qeverisë shqiptare ka publikuar në faqën e tij zyrtarë në Facebook fotografinë e Thaçit me uniformë.

Siç duket, Rama ka vendosur t’i dërgojë meritat për krijimin e ushtrisë vetëm në një adresë, atë të Presidentit Thaçi.

Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës po votohet përfundimisht pakoja e projektligjeve të cilat e transformojnë FSK’në në ushtri.

Këto projektligje kanë arritur për herë të parë në kuvendin e Kosovës pas një nisme të Qeverisë, pas takimit të kryeministri Ramush Haradinaj me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.