Edi Rama kërcënon me mbyllje mediat kosovare, por këtë për mediat nga Serbia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një vendimi ka kërcënuar disa nga mediat kosovare me mbyllje, nëse këto të fundit brenda 72 orësh nuk do të regjistrohen si biznese në Shqipërisë, përkundër veprimtarisë së tyre në Kosovë. Por, kryeministri Rama, i cili njihet për miqësinë e madhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, një vendim të tillë nuk e ka marrë për mediat propaganduese serbe.

Edi Rama kërcënon me mbyllje mediat kosovare, por këtë për mediat nga Serbia

Qeveria e Shqipërisë përkatësisht Autoriteti i Komunikeve Elektronike dhe Postare ka nxjerrë një vendim skandaloz që është një kërcënim i pastër për mediat elektronike në Kosovë.

Duke nxjerrë një vendim që detyron mediat online që të regjistrohen si biznese në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, që është një procedurë normale për mediat në Shqipëri, ky autoritet ka futur në këtë listë edhe mediat që nuk funksionojnë fare atje, por në Kosovë.

Ndër këto media janë Insajderi, portali “lajmi.net”, “botasot.info”, “sovrani.info” e disa të tjera, të cilat funksionojnë në Kosovë.

Por, përkundër që Rama e ka marrë këtë vendim për mediat nga Kosova, të njëjtën gjë nuk e ka bërë për mediat serbe.

Një pjesë dukshëm e madhe e mediave serbe shpërndajnë propaganda për shqiptarët, duke shkruar lajme të rreme.

Por, për këto media, si Kurir, kryeministrit shqiptar Edi Rama, as që i shkon mendja të merr ndonjë vendim për ta.

Për mos më keq, kërcënimin për mbylljen e mediave kosovare, Rama ka dhënë ultimatum, që sipas tij duhet të regjistrohen si biznese brenda 72 orëve në të kundërtën do të mbyllen dhe nuk do të jenë të qasshme pë publikun në Shqipëri.

E gjithë kjo ka ardhur pas një mesazhi kërcënues që kryeministri shqiptar Edi Rama e ka bërë në profilin e tij në “Tëitter”.

Me 11 tetor Rama kishte shkruar se “nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve”. Më pas kishte dhënë mesazhin kërcënues.

Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë.

“Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, ka shkruar Rama.

E dy ditë pas kësaj, AKEP në Shqipëri ka publikuar një vendim që i jep afat 44 portaleve ndër to edhe mediave hulumtuese në Shqipëri si “reporter.al” që funksionon si organizatë jo-qeveritare bashkë me mediat në Kosovë që nuk funksionojnë fare atje, si gazeta hulumtuese “Insajderi” që të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri.

Në vendimin e AKEP-it thuhet se do të mbyllet secila media online që nuk regjistrohet brenda 72 orëve. Në vendimin e AKEP-it, përmenden 44 media online si nga Kosova dhe Shqipëria.

“Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, thuhet në vendimin e AKEP-it që ka vënë në dispozicion vetëm 72 orë për t’u regjistruar.