Kryeministri i Shqipërisë ka kritikuar hapur Dritan Lelin. Ai ka thënë se nuk ka punuar sa duhet në Bashkinë e Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe publikisht debatin e fortë me kreun e Bashkisë Vlorë, Dritan Lelin. Në një intervistë për televionin “6+1 Vlora”, Rama ka thënë se ka zhvilluar një takim në Zvërnec dhe ka debatuar me Lelin, pasi ai nuk kishte dëgjuar bizneset në atë zonë dhe kishte krijuar pakënaqësi. Rama tha se nuk është i kënaqur punën e kreut të Bashkisë së Vlorës, njofton Insajderi.
“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë, është e vërtetë që është bërë dhe në Zvërnec dhe ju e dini që shumë subjekte kanë pasur shqetësime në atë zonë pasi kanë investuar në struktura të lehta për akomodim. Debati ka ardhur si rezultat i një keqkuptimi dhe është krijuar ideja se ato struktura do të prisheshin dhe nga munguar një komunikim nga bashkia e Vlorës.
Kemi pasur një debat dhe kemi vënë pikat mbi I, për gjithçka që mund të kemi për të përmirësuar. Unë nuk jam i kënaqur me asnjë dhe me as për punën time dhe nga Dritani në këtë rast që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumë çka, por duhet të punojë akoma më shumë”.
I pyetur për sondazhet në Vlorë, ku thuhet se PS ka pësuar rënie, Rama u shpreh se duhet punuar më shumë që të përmbsyet rezultati i dal nga sondazhet.
“Nuk është çështja individi, e Dritani, por e një bashkie të tërë që duhet të përmirësojë të gjitha aspektet e performacës së saj dhe duhet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt dhe më komunikuese me qytetarët që kanë shumë halle. Populli ka një shprehje që thotë ‘nëse nuk ma zgjidh dot hallin të paktën ma qaj”, – tha ai.
Rama më pas ka shtuar se Leli dhe Bashkia e Vlorës mbështetjen e komunitetit nuk duhet ta marrë sikur të fituar në çdo kohë.
“Një skuadër që synon të fitojë është e dënuar që të jetë më shumë kritike dhe të kërklojë më shumë nga vetja. Kjo vlen për mua, për të gjithë dhe për Dritanin dhe ai duhet të bëjë më shumë. Dritani e ka mbështjen ton, ka potencial, pasi dhe mbështetjen e komunitetin e ka, por kjo nuk duhet marrë si një mbështetje që është aty dhe nuk duhet punuar me komunitetin”, – u shpreh kreu i qeverisë.
Edhe më herët është raportuar se Edi Rama ka pasur një debat me kryebashkiakun, Dritan Leli./Insajderi.com