Edi Rama propozon kryeparlamentarin e ri të Shqipërisë

Edi Rama propozon kryeparlamentarin e ri të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e ka propozuar zyrtarisht si kryetar të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit. Sipas Ramës, ka ardhur koha që në parlament të ketë nivel debati e edukate.

“Mandati ynë i ri kërkon që ne ti japim kuvendit të Shqipërisë një kryetar të ri me autoritetin e posaçëm Gramozi është jo vetëm kryetari i natyrshëm, por edhe figura politike që do të ndigjet në atë pozicion më të lartë”, tha Rama.

“Me Gramozin Kryetar Kuvendi jemi të sigurt që do të fusim Kuvendin në binarët ku rrëshqiti 4 vjet. Dhe gjithë rrumpalla kuvendore e mandatit të shkuar t’i lërë radhën të drejtave dhe standarteve kuvendore. Asgjë në botë nuk ja justifikon më në botë Shqipërisë, një Kuvend që nuk ka të krahasuar për nga niveli i debatit me odrat kuvendore në zonat më të thella të Shqipërisë”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Ndërkaq, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë Taulant Balla.