Edi Rama realizon ëndrrën e dy fëmijëve të mbijetuar nga tërmeti, i takon me Ronaldon e Buffonin

Edi Rama realizon ëndrrën e dy fëmijëve të mbijetuar nga tërmeti, i takon me Ronaldon e Buffonin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka bërë realitet ëndrrën e dy fëmijëve të mbijetuar nga tërmeti, i cili ditë më parë tronditi Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi.

Rama e ka bërë të mundur takimin e dy fëmijëve me legjendat e futbollit, anëtarët e Juventusit, Gianluiggi Buffon dhe Cristiano Ronaldo.

Ata kanë shkëmbyer disa fjalë me fëmijët dhe i kanë nënshkruar fanellat e tyre.

Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Edi Rama njihet si tifoz i madh i Juventusit derisa është parë shumë i afërt me dy futbollistët, në veçanti me legjendën e portës italiane, Buffon.