Edi Rama “shpërthen” kur pyetet nëse e ka diskutuar me Vuçiqin  ndarjen e Kosovës

Edi Rama “shpërthen” kur pyetet nëse e ka diskutuar me Vuçiqin  ndarjen e Kosovës

Gjuhën ofenduese dhe akuzat e ashpra, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka vazhduar edhe në paraqitjet televizive gjatë natës së kaluar.

Ai ishte i ftuar në një debat në Top Channel, ku kishte polemika të ashpra me opinionistët.

Kryeministri i Shqipërisë “shpërtheu” në akuza ndaj analistet Edit Harxhi, pasi kjo e fundit e pyeti nëse është i përfshirë në ndarjen e Kosovës, transmeton Gazeta Insajderi.

Fillimisht filloi ta quante analisten si “zonja shtetase e Republikës së Shqipërisë”. Kurse tutje i tha se këto “pretendime i ka nxjerrë nga kazani”.

Kur u përgjigj në pyetjen e Harxhit, Rama tha se asnjëherë nuk ka marrë asnjë plan nga Vuçiqi për ndarjen e Kosovës.

“Unë kurrë nuk kam marrë ndonjë plan nga presidenti i Serbisë për të ndarë Kosovën, dhe turpi për të gjithë këtë shpifje le t’ju mbetet të gjithë atyre që e kanë”, deklaroi Rama.

“Unë kërkoj që jut ë paktën të mos ofendoni”, ia ktheu analistja nga Shqipëri.

Edi Rama vazhdoi me sqarimet e tij. Ironizoi duke thënë se “propozimin ia paska bërë me gojë”.

“Akuzat që presidenti Serbisë më dha mua një dokument për ndarjen e Kosovës kanë një funskion kaq qesharak. A, a tash ma bëri propozimin me gojë, nuk qenka document”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Debat të ashpër ai pati edhe me analistin Tomor Alizoti.

Rama nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen e analistit shqiptar, i cili kërkoi ta dijë nëse është në dijeni për ndarjen e Kosovës.

“Unë këtij zotërisë refuzoj t’i përgjigjem”, tha Rama. /Insajderi.com