Artikull i sponsorizuar

Edicioni i 7-të i Beerfest Kosova vjen më atraktiv dhe më impozant se kurdoherë!

Edicioni i 7-të i Beerfest Kosova vjen më atraktiv dhe më impozant se kurdoherë!

MODUS shpk, organizator i ‘BeerFest Kosova’ njofton se festivali i parë dhe më i madh i birres në Kosovë, do ta mbajë edicionin e 7 të tij prej 26 deri më 30 korrik, në qendër të kryeqytetit (Prishtinë) tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë.

“Në 7 vjetorin e BeerfestKosova, në lokacionin e ri, e gjithë hapësira do të transformohet me krijimin e shtandeve impozante dhe vizualisht të mrekullueshme të kompanive prezente. Skenë gjigande të kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të mëdha, të mbushura me efekte speciale vizuele dhe program artistik shumë të larmishëm dhe të pasur për të gjitha shijet”, tha Leart Zeqa, drejtor organizativ.

“Do të jenë prezente birrat më të njohura dhe më të dëshirueshme për vizitorët e beerfest Kosova nga të cilat edhe 4 birra vendore dhe të gjitha këto do të jenë në dispozicion për adhuruesit e birrës me çmime promovuese. Nuk do të mungojnë edhe ushqimi e pijet jo-alkoolike si dhe lojërat argëtuese e shpërblyese”, përfundoi Zeqa.

Organizatorët njoftuan se edhe sivjet, sikurse në edicionin e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës janë koordinuar që për të gjithë qytetarët të ju ofrohet një festë shumë mirë e organizuar dhe gjithë përfshirëse.

Si ngjarja që mbledh numrin më të madh të vizitoreve në Kosovë, Beerfest Kosova tashmë është festivali më i njohur argëtues dhe promocional dhe rrjedhimisht edhe ngjarja më atraktive në vend.

Si festival i birrës, kjo ngjarje është e hapur vetëm për personat e moshës mbi 18 vjet, dhe për tu futur në hapësirat e festivalit do të nevojitet letërnjoftimi.

Beerfest Kosova edhe këtë herë, ashtu si çdo vit tjetër, do të ofrojë hapësirë për argëtim gjithë përfshirës për të gjithë ata të cilët do të jenë të pranishëm.

Edicioni i 7 i Beerfest Kosova bëhet në bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe mbështetet nga Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës.