Edin Dzeko lëndohet në sfidën ndaj Bragës, boshnjaku do të mungojë deri në dy javë

Edin Dzeko lëndohet në sfidën ndaj Bragës, boshnjaku do të mungojë deri në dy javë

Lajme të këqija vijnë në shtëpinë e Romës. Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë 15-20 ditë, njofton Insajderi.

Pas dëmtimit të tij në sfidën ndaj Bragës ku arriti të realizojë dhe një gol në atë fitore me rezultatin 3:1, Edin Dzeko i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore ku është evidentuar një dëmtim muskulor të shkallës së parë.

Lideri i Romës do të mungojë në sfidën e rëndësishme ndaj Milanit të dielën në mbrëmje, ndaj Fiorentinës, Genoa-s dhe Shaktar Donetsk në sfidën e parë të fazës së 1/8 të Europa League. /Insajderi.com