Edita Tahiri: Njohja e Kosovës nga Izraeli është ngjarje historike

Edita Tahiri: Njohja e Kosovës nga Izraeli është ngjarje historike

Ish-përfaqësuesja e Kosovës në dialogun teknik dhe politik me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Izraeli është një ngjarje historike, me të cilën, siç theksoi ajo, “shteti mori një fuqizim të madh në planin ndërkombëtar”.

Ajo ka përmendur njohjen e Kosovës nga Izraeli e cila çeket në marrëveshje si diçka që do të ketë ndikime të mëdha për Kosovën në marrëdhëniet ndërkombëtare, njofton Insajderi.

“Duke marrë parasysh se Izraeli është një fuqi botërore me ndikime të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare. Falënderime të përzemërta për Kryeministrin Netanjahu, Izraelin dhe popullin hebrej me të cilët na lidh një histori e ngjashme tragjike”.

Më tutje, Tahiri, ka falënderuar presidentin amerikan, Donald Trump, që e ka bërë të mundur njohjen nga Izraeli

“Pafund mirënjohëse Presidentit amerikan Trump që bëri të mundur këtë njohje me rëndësi të veçantë për paqen në rajon dhe gjeopolitikën perëndimore”, tha Tahiri. /Insajderi.com