Eduart Rroca shënon gol për Istanbulspor në Turqi

Eduart Rroca shënon gol për Istanbulspor në Turqi

Mesfushori shqiptar, Eduart Rroca, i cili aktivizohet në Ligën e Parë turke me skuadrën e Istanbulspor, është bërë protagonist ditën e sotme duke shënuar një gol në sfidën ndaj Altinordu e vlefshme për javën e 27-të të Ligë së Parë turke, njofton Insajderi.

27 vjeçari u tregua gjakftohtë në zonë në rastin e shënimit duke arritur të ngushtojë përkohësisht diferencat pasi skuadra mike po fitonte në avantazh të dy golave. Në fushë për vendasit ishte dhe sulmuesi i krahut shqiptari tjetër Kristal Abazaj, i cili u zëvendësua në minutën e 58-të pa mundur të lerë gjurmë.

Ekipi i shqiptarëve e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe e sheh veten në vendin e gjashtë ne kampionat, vend ky që u siguron një vend në fazën e playoff për tu ngjitur në Superligën turke. /Insajderi.com