Egjipti ekzekuton dy pjesëtarë të Vëllazërisë Muslimane

Egjipti ekzekuton dy pjesëtarë të Vëllazërisë Muslimane

Egjipti ka ekzekutuar dy anëtarë të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), të cilët u arrestuan në demonstratat kundër puçit në qytetin e Aleksandrisë në gusht të vitit 2013, transmeton Insajderi.

Sipas një deklarate nga organizata joqeveritare në Londër “Ne regjistrojmë”, e cila merret me shkeljet e të drejtave të njeriut, bëhet fjalë për Yasir al-Ebasiri (49) dhe Yasir Shukr (45), të cilët u mbajtën në burgun Torah në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se është ekzekutuar dënimi i mëparshëm me vdekje për Ebasiri dhe Shukr, të cilët u gjykuan për rastin e njohur si “Biblioteka e Aleksandrisë”.

Avokati dhe gazetari egjiptian Heysem Abu Halil informoi në llogarinë e tij në Tëitter se Ebasiri dhe Shukr u ekzekutuan në Torah.

Mediat egjiptiane jashtë vendit raportuan për dënimin me vdekje dhe njoftuan se të burgosurit ishin anëtarë të Vëllazërisë Muslimane.

Asnjë deklaratë nuk është bërë nga autoritetet egjiptiane për rastin. /Insajderi.com