Ekipi i qeverisë për dialogun do të hartojë platformë për marrëveshjen finale me Serbinë

Ekipi i qeverisë për dialogun do të hartojë platformë për marrëveshjen finale me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka sqaruar arsyet e formimit të ekipit të qeverisë për dialogun me Serbinë.

Sipas kryeministrit ekipi që është formuar pas mbledhjes së sotme, obligohet që të paraqes një platformë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Haradinaj thotë se askush s’ka të drejt të diskutojë për territore dhe ndryshime të kufijve.

“S’ja kemi borgj askujt me diskutu për territor. Asnjëherë s’jemi kundër idesë për bashkimin e Preshevës, por jo të operojmë me territorin e Kosovës. Kolegët e emëruar sot obligohen të paraqesin platformën për marrëveshjen finale. Por s’kanë autorizim të paraqesin diçka jokushtetuese”, ka thënë Haradinaj.

I pari i ekzekutivit tutje ka thënë se këtë ekip duhet ta shqyrtojë edhe Parlamenti.

“Nuk mund të vi ndonjë marrëveshje e befasishme. Më mirë është të jeni në tavolinë. Kjo nuk është tendencë me ia heq funksionet e veta kushtetuese Thaçit, por e shoh gatishmëri qeverisë me marrë një përgjegjësi të dialogut dhe me garantu seriozitet në këtë temë”, ka deklaruar Ramush Haradinaj.

Ndryshe në krye të ekipit të qeverisë për dialogun do të jetë Fatmir Limaj. /Insajderi.com