Ekipi i njohur evropian në krizë, emri i Lorik Canës shihet si shpëtimtar

Ekipi i njohur evropian në krizë, emri i Lorik Canës shihet si shpëtimtar

Ekipi i Lousanës në Zvicër, po kalon një periudhë jo të mirë në Kampionatin zviceran, teksa ndodhet në vendin e 6 të klasifikimit, nga 10 vende që janë gjithsej.

Për rezultatet e klubit, fajësohet më shumë merkatoja e dobët që zvicerianët kanë bërë dhe për këtë
shkak, kryesia sheh si mundësi për daljen nga kriza vendosjen e një drejtori të ri sportiv.

Emri i Lorik Canës është më i lakuari për këtë post, pasi ish-mbrojtësi kuqezi shihet si i duhuri nga
drejtuesit e klubit.

Lousane ende nuk i ka bërë një ofertë zyrtare Lorikut, i cili do të ishte shqiptari i dytë që bëhet
drejtor sportiv i një skuadre të njohur europiane, pas Igli Tares.