Ekipi që kujdeset për pacientët me Coronavirus gjatë natës në QKUK, dalin për kafe pas gjashtë muajsh punë

Ekipi që kujdeset për pacientët me Coronavirus gjatë natës në QKUK, dalin për kafe pas gjashtë muajsh punë

Ekipi Kujdestar i Klinikës Infektive në QKUK, ku po trajtohen të infektuarit me Coronavirus, kanë dalur për kafe pas gjashtë muajsh punë në frontin e parë, njofton Insajderi.

Infermieri, Fitim Havolli, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi me kolegët e tij, foto kjo të cilës i ka bashkëngjitur një përshkrim.

Në këtë postim thuhet se pas një kujdestarie nate me shumë punë, por stabile dhe nën kontroll, kanë dalur për kafe këta kujdestarë.

Ai tutje tha se së bashku do të ia dalin që ta mposhtin këtë virus.

Postimi i plotë i Havollit:

Ekipa Kujdestare e frontit të parë dhe të fundit,tash e 6 muaj pa rreshtur duke u përballur me covid-19-të.

Pas një kujdestarie nate me shumë punë por stabile dhe nënkontroll, bashkë pimë caffe me kolegët!

Ne,do të ja dalim bashkë ta m’poshtim këtë virus! /Insajderi.com/