“Ekonomia e vendit gjatë 2021-ës ka shënuar rritje prej 9.9 për qind”

“Ekonomia e vendit gjatë 2021-ës ka shënuar rritje prej 9.9 për qind”

Ekonomia e vendit gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje prej 9.9 për qind, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, përcjell Insajderi.com.

Në një konferencë për media, Mehmeti deklaroi se kjo rritje ekonomike është falë diasporës, politikave të Qeverisë si dhe rolit të BQK-së.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Hetemi në konferencë për media.

“Viti 2021 konsiderohet vit i suksesshëm për Kosovën, falë diasporës, politikat e qeverisë dhe rolit të BQK-së, ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind”, tha Mehmeti.

Po ashtu, ai shton se rritje kanë shënuar edhe remitencat, që sipas tij, shkuan në mbi 900 milionë euro.

“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arritur me sukses t’i arrijmë objektivat.

Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend. Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, tha ai.

Ndërkaq, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri./SHQIP.com