Ekskluzive: Grupet kriminale serbe që rrezikojnë veriun pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës

Ekskluzive: Grupet kriminale serbe që rrezikojnë veriun pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës

Data 14 dhjetor është përcaktuar për bërjen e hapit të madh në drejtim të themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Kjo ka nxitur revoltë te politikanët serbë. Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq kanë paralajmëruar edhe nisjen e ushtrisë serbe drejt veriut të Kosovës. Kanë arsyetuar këtë veprim me pretekstin se Ushtria e Kosovës përbën rrezik për serbët e Kosovës.

“Unë shpresoj që kurrë nuk do të duhet ta përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë. Sepse ne nuk mund të shikojmë një spastrim të ri etnik të serbëve në Kosovë apo stuhi të reja”, ka thënë para disa ditësh kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

“Me 15 dhjetor kjo ushtri do të aktivizohet për t’i nënshtruar njerëzit vetëm për shkak se ata janë serbë”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, Vuçiq ka pohuar se “Serbia nuk mund të shikojë paqësisht shkatërrimin e popullit serb”,

Nuk ekziston rreziku i nisjes së ushtrisë së Serbisë drejt Kosovës, por ka sinjale që grupe paramilitare serbe do të dërgohen në veri për ta destabilizuar situatën.

Insajderi ka mësuar se shtetet mbështetëse të ushtrisë së Kosovës janë të shqetësuara për ekzistencën  e shumë grupeve kriminale serbe, të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë në veri.

Insajderi po ashtu ka mësuar emrat e këtyre organizatave, të cilat pritet të përdoren nga Vuçiq për një gjë të tillë. E përbashkëta e këtyre organizatave është fakti që përbëhen nga paramilitarë që kanë marrë pjesë në konfliktet në Krime e Siri dhe si të tilla paraqesin rrezik për rajonin.


Dejan Vujiç i fotografuar me ish-presidentin serb, Tomislav Nikoliq

Anëtarët e këtyre organizatave janë të përgatitur dhe të gatshëm për tu përfshirë në operacione të ndryshme paramilitare. Paramilitarët serb të angazhuar në luftëra jashtë vendit janë kryesisht të përgatitur dhe pjesëmarrës të luftërave në ish-Jugosllavi, gjatë viteve të 90-ta.

Kanë përvojë të gjatë në institucionet e sigurisë së Serbisë e Rusisë dhe kana afërsi me struktura të larta politike dhe të sigurisë.

Udhëheqësit e këtyre grupeve paramilitare nuk janë arrestuar pas kthimit nga luftimeve në vendet e huaja. Bazuar në raportimet e shumë medieve në Serbi, ata dyshohet se mbështet nga shteti serb për veprimtaritë e tyre paramilitare.

Njëri prej tyre, Dejan Vujiq, ka fotografi me presidentin aktual Aleksandër Vuçiq dhe me ish-presidentin Tomislav Nikolic.


Dejan Vujiq i fotografuar me presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, disa vite më parë

Organizata Nderi Serb

Kjo organizatë ka bazë në Nish. Zyrtarisht është e regjistruar si humanitare, në vitin 2014. Mirëpo, aktivitetet e saj janë paramilitare. Drejtohet nga Bojan Stojkoviq.

Kjo organizatë ka lidhje të afërta me formacionin tjetër paramilitar, të quajtur “Ujqërit e Natës”. “Justice Above the law”, është slogani që kanë të dy grupacionet.

Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjën në protestat kundër NATO-s. Lideri i kësaj organizate ka qenë pjesëmarrës si mercenar për krahë forcave ruse në luftën e Krimesë.

Drejtuesi i kësaj organizate, Bojan Stojokoviq, e ka pranuar edhe publikisht faktin që drejton një grup paramilitarësh.

Në një video incizim të postuar me datë 26.03.2018,në profilin e tij në Instagram, Stojkoviq haptas i ofron përkrahje Vuçiqit, ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe për mobilizim të popullit serb për mbrojtjen e Kosovës.

Stojkoviq pohon se i ka në dispozicion të gjithë vullnetarët serbë,te cilët janë në gjendje ta sakrifikojnë jetën për Kosovën.

Sipas Stojkoviqit, “SrbskaČast” ka më shumë se 40.000 anëtarë.

“Kosovski Front”

Kjo organizatë është themeluar më 18 shkurt të vitit 2008, një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Udhëhiqet nga Aleksandr Kravcenko, një ish-luftëtar rus që ka marrë pjesë në luftërat në ish-Jugosllavi. Ai është edhe redaktor në faqen e internetit Srpska.ru.

Kjo organizatë mbledhë shumë përkrahës  në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi. Po ashtu ka një degë në Moskë. Dyshohet se kjo organizatë organizon kampe trajnimi për fëmijët dhe të rinjtë, të cilëve iu mësojnë artet marciale dhe aftësitë ushtarake.

Përvec degës së saj në Rusi, aktive është dhe dega në Ukrainë.

“Patriotic Front”

Organizatë tjetër e cila përbën rrezik për Kosovën është edhe një që quhet ‘’Patriotic Front’’.

Ajo është themeluar në vitin 2007. Përbëhet nga ish-udhëheqës të ushtrisë, ish-ushtarë dhe ish-oficerë të policisë së Serbisë. Është e famshme për organizimin e ekskurzionit me të rinj serb në Siberi, ku ata janë për shkak të si ushtarake.

Trajnimi ka përfshirë montimin e çmontimin e armëve, hedhjen e bombave dhe pjesëmarrjen në luftëra.

Ekskursioni ishte realizuar në bashkëpunim me Asociacionin Rus të Flamurit (Russian Association Stjag (Flag)), Organizatën Nacionaliste – Ortodokse nga Siberia, e cila sjell me vete veteranët nga luftërat në Çeçeni dhe në Afganistan. /Insajderi.com