Ekskluzive: Këta janë shqiptarët që dyshohen për kontrabandë në bashkëpunim me serbët

Izet T., Ramadan Rrustemi, Reshat Kuqi, Besim Merovci, Albert Maxhuni, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, janë zyrtarët policorë shqiptar të arrestuar sot në veri të Kosovë, të dyshuar për kontrabandë.

Ekskluzive: Këta janë shqiptarët që dyshohen për kontrabandë në bashkëpunim me serbët

Aksioni i Inpektoratit policor në veri kundër kontrabandës me mallëra ka përfunduar me të plagosur e të arrestuar.

Gazeta Insajderi, merr vesh nga burimet të saj emrat e 19 zyrtarëve policorë.

Ndër të arrestuarit janë edhe shtatë zyrtarë policor shqiptar, Izet -, Ramadan Rrustemi, Reshat Kuqi, Besim Merovci, Albert Maxhuni, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, shkruan Insajderi.

Përvec, tyre të arrestuarit tjerë janë Oliver Kozmanoviq, Blagoje Lazoviq, Jasno Doroviq, Verelub Dimitroviq, Ana Bosovie Baraq, Krista Subotiq, Zvezdan Spasojeviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Abdurrahim Hoxhiq, Biljan Medelkoviq, Milja Mileneviq.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”, etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor ka vazhduar deri para disa minutash.

Përveç arrestimeve, operacioni ka rezultuar edhe me konfiskimin e dëshmive relevante, përfshirë edhe armë të gjata.

Ekskluzive: Këta janë emrat e të arrestuarëve në operacionin e IPK-së kundër kontrabandës në Veri

Indoks të dielën ka shfaqur dokumentarin “Mafiozi Shqiptar”, ku është zbuluar një anë krejt të pa njohur e “Currit”, lidhjet e të cilit nuk përfundojnë vetëm te mafia në Çeki, e politika në Kosovë, por shkojnë deri te njerëz që janë partnerë biznesi me oligarkë të rrethit të afërt të Vlladimir Putinit.