Ekskluzive: Takimi i kryetarit të Supremes me një bandit bombash dhe vëllain e një krimineli të akuzuar

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci ka pas sot në vizitë nga dy persona të veçantë. Madje Peci edhe i kishte shpërblyer ata me një dhuratë shtetërore.

Ekskluzive: Takimi i kryetarit të Supremes me një bandit bombash dhe vëllain e një krimineli të akuzuar

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka pritur sot në zyrën e tij dy persona të dyshuar. Gent Qamilin i akuzuar për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “posedim të paautorizuar të armëve” dhe Xhevat Bunjaku, vëllai i të Fatmir Bunjaklut i dyshuar për falsifikim të parave.

Dokumentari i InDoks: “Drejtësia në rrjetin e merimangës”

Përmes një postimi në llogarinë e Gent Qamilit i cili është i akuzuar për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”, kishte shkruar se ka takuar kryetarin Peci me ç’rast i ka uruar punë të mbarë, shëndet dhe suksese, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sot bashkë me Z.Xhevat Bunjaku në takim me Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës Z.Enver Peci, Kreytarit Peci i urojmë punë të mbarë, shëndet e suksese!”, ka shkruar Qamili në llogarinë e tij në Facebook.

Ndaj Qamilit është ngritur aktakuzë pasi që dyshohet se më 28 korrik më 2013 në  tualetin e diskotekës “Stop” e cila gjendet në magjistralen Gjilan – Kamenicë, me dashje dhe në bashkëveprim, ka tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Qamili kishte marr një çantë nga Vali Corleone në të cilën gjendej një granatë dore e tipit “A1”, me ndezës dhe siguresë, dhe i jep instruksione që ta vendos në lokalin e diskotekës “Stop”, duke i premtuar kundër shpërblim shumën e të hollave prej 300 eurove, ia jep për ta blerë kartelën e telefonit.

Gent Qamili e kishte marr mjetin eksplodues nga i pandehuri Corleone, dhe e kishte vendos në tualetin e diskotekës “Stop”, vend ku kanë qenë të pranishëm numër i madh i njerëzve. Gent Qamili me numrin e telefonit e thërret policinë dhe i lajmëron se në diskotekën “Stop” ka bombë.

Ndërsa Xhevat Bunjaku është vëllai i Fatmir Bunjakut i cili është i akuzuar për falsifikim të parave në vlerë prej 1 milion dollarë.

I dyshuarit Fatmir Bunjaku kishte pranuar se ka pasur në pronësi nga data 11 shtator deri më datë 12 shtator të viti 2014 një shumë prej rreth një milion dollarë. Ai ka deklaruar se nuk ka ditur shumën e caktuar por se më pas e ka kuptuar kur një gjë e tillë i është konfirmuar nga Vigan Latifi në momentin e dërgimit të çantës.

I dyshuari Ramadan Latifi kisht thënë se paratë i ka dorëzuar Fatmir Bunjakut dhe se këto para i ka pranuar nga një person i quajtur Sherefedin nga Maqedonia i cili i ka sjellë nga Shkupi.

Policia gjatë vitit 2014 kishte konfiskuar një çantë e zezë me tetë paketime me nga 10 tuba me kartëmonedha në vlere 100, dy paketime me nga 10 tuba me kartëmonedha në vlerë 1 milion dollarë. /Insajderi.com 

InDoks, javë më parë kishte realizuar dokumentarin: “Drejtësia në rrjetin e merimangës”. Dokumentarin e plotë mund ta shikoni duke klikuar këtu: