Ekskluzivisht në IPKO dhe DigitAlb, ndeshjet e Kupës së Turqisë!

Ekskluzivisht në IPKO dhe DigitAlb, ndeshjet e Kupës së Turqisë!

IPKO Telecommunications L.L.C është besnike ndaj të gjithë klientëve të saj, prandaj vazhdon t’i befasojë ata me shumë risi. Befasia e IPKO-së dhe DigitAlb kësaj radhe vjen nga futbolli turk.

IPKO dhe DigitAlb kanë siguruar transmetimin ekskluziv të gjysmëfinaleve dhe të finalës së Kupës së Turqisë.

Kështu, më 3 dhe 4 mars do të luhen gjysmëfinalet e para: Trabzonspor- Fenerbahçe dhe Antalyaspor-Alanyaspor ndërsa ndeshjet e kthimit pra gjysmëfinalet e dyta do të zhvillohen me 21 prill. Ndërkohë, finalja e Kupës së Turqisë është programuar të zhvillohet me 21 maj.

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes superiore televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.