Ekspertët: Aktivitetet e përditshme janë më të rrezikshme tani që po qarkullojnë variante të reja Covid-19

Ekspertët: Aktivitetet e përditshme janë më të rrezikshme tani që po qarkullojnë variante të reja Covid-19

Zyrtarët shëndetësorë janë jashtëzakonisht të shqetësuar për variantet e reja Covid-19 që janë zbuluar në SHBA dhe se çfarë mund të nënkuptojnë ato gjatë muajve të ardhshëm, tha një ekspert të hënën, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

“Ne e kemi parë se çfarë ndodh në vendet e tjera që kanë pasur Coronavirus-in nën kontroll relativisht të mirë, atëherë këto variante morën përsipër dhe kishin përhapje shpërthyese të virusit dhe më pas spitalet u mbingarkuan”, i tha mjekja e urgjencës Dr. Leana Wen për Anderson Cooper të CNN.

Ndërsa SHBA duket se po shkon në drejtimin e duhur mbi normat e infeksionit – me 42 shtete që raportojnë rënie – ai progres mund të zhbëhet në rast se përhapen variantet e reja, tha Wen. Parandalimi i kësaj do të thotë vigjilencë shtesë.

“Nëse ka diçka më ngjitëse mes nesh, nëse kemi menduar se shkuarja në dyqan ushqimesh më parë ishte relativisht e sigurt, në të vërtetë ka një gjasë më të lartë të kontraktimit të Coronavirusit përmes atyre aktiviteteve të përditshme”, tha ajo.

“Të vësh një maskë edhe më të mirë, duke zvogëluar numrin e herëve që duhet të dalim për pazar, ose në ambiente të mbushura me njerëz, e gjithë kjo do të jetë e dobishme”, shtoi Wen. /Insajderi.com