Vala e dytë

Ekspertët amerikanë të shqetësuar: Rreziku i një shpërthimi të dytë të COVID-19

Ekspertët amerikanë të shëndetësisë janë të frikësuar se virusi mund të kthehet me një valë të re goditëse.

Ekspertët amerikanë të shqetësuar: Rreziku i një shpërthimi të dytë të COVID-19

Ekspertët kryesorë shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë thënë ligjvënësve amerikanë se janë të shqetësuar për mundësinë e një vale të dytë të Coronavirusit, sidomos në disa shtetet në Amerikë.

Një panel zyrtarësh, përfshirë Anthony Faucin, kanë thënë se ditët e ardhshme do të jenë kruciale për ndaljen e një shpërthimi të ri pandemik, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Rastet janë duke u rritur në mënyrë rapide në disa shtete të SHBA-ve.

Katër top ekspertët gjithashtu dëshmuan se asnjëherë nuk u ka thënë presidenti Trump që të ndalojnë me testimet.

Këto komente kanë ardhur pasi vetë Trump deklaroi se u ka thënë atyre që të bëjnë më pak teste në mënyrë që të kenë edhe më pak raste.

“Sa e di unë, asnjërit nga ne nuk i është thënë të ndalojmë ose të bëjmë më pak teste”, ka thënë Fauci, drejtori i Institutit Nacional për Alergji dhe Sëmundje ngjitëse.

“Në fakt do të fillojmë të bëjmë më shumë teste”./Insajderi.com