Eksperti amerikan: Kosova s’mund të krahasohet me Serbinë e Bosnjën – është më demokratike

Eksperti amerikan: Kosova s’mund të krahasohet me Serbinë e Bosnjën – është më demokratike

“Nuk mund të ketë flitet për krahasime, e aq më pak të tërhiqet paralele ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës”.

Kështu ka deklaruar profesori nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, Edward P. Joseph.

Duke komentuar mosftesën për Kosovën në Samitin eDemokracive, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk e di saktë arsyen, porse sipas tij, Kosova është larg më demokratike sesa Serbia e Bosnja, që po ashtu nuk kanë marrë ftesa për këtë samit.

“Kosova, në mënyrë ironike, është shtet aq i ri, por është edhe një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan, me sistem shumëpartiak, me media të lira, me një qeveri që lufton korrupsion dhe krimin e organizuar. Dhe këto veprime janë në kundërshtim me trendet në rajon. Në Serbi ka trend autokratik. Kosova nuk mund të krahasohet as me jofunksionalitetin në Bosnjë”, ka pohuar ai për REL-in.

Joseph ka thënë se nuk e di nëse arsye për mungesën e ftesës është vendimi i autoriteteve të Kosovës për të ndërprerë projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit Qeverisë së SHBA-së (MCC).

Në disa raste është përmendur edhe mungesa e përparimit në dialogun Kosovë – Serbi si një prej shkaktarëve që mund ta kenë nxitur përjashtimin e këtyre dy vendeve nga Samiti, por për Josephin “kjo kërkon më shumë sqarim”.

Sipas tij, Kosova ka përmbushur standardin e kërkuar për demokraci, si dhe ka theksuar faktin që Kosova është vend me orientim të fuqishëm drejt Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Dhe kushdo që merr pjesë në këtë Samit, zotimet që vendet pjesëmarrëse duhet të marrin mbi vete priten të jenë ambicioze – përfshirë këtu edhe vendin nikoqir, Shtetet e Bashkuara.

Samiti shihet si një prej përpjekjeve kryesore të presidentit amerikan, Joe Biden, për ta kthyer vendin në rolin e liderit global, për t’u përballur me Rusinë dhe Kinën/Insajderi.com