Eksperti amerikan: Në Uashington është dashur të diskutohet njohja recriproke

Eksperti amerikan: Në Uashington është dashur të diskutohet njohja recriproke

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit.

Profesori amerikan, ka thënë se është i zhgënjyer me marrëveshjen, përkundër se ka elemente të mira në aspektin ekonomik, sipas tij është dashur të diskutohet njohja reciproke, njofton Insajderi.

“Jam i zhgënjyer që më në marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë s’është diskutuar njohja reciproke mes dy vendeve. Marrëveshjet ekonomike, edhe pse pozitive në disa aspekte, është dashur të behën në kuadër të pajtimit përfundimtar që duhet të çonte në njohje të Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve janë gjë e mirë, por larg ndryshimit të dinamikës së konfliktit në mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Rritja ekonomike dhe shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është gjë e mirë, por është larg ndryshimit të dinamikës së konfliktit që është nguliturë në psikikën e kosovarëve të cilët ishin viktima të gjenocidit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në luftën me Serbinë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com

I am disappointed that the September 4th agreement between Serbia and Kosovo did not discuss the possibility of mutual…

Gepostet von Alon Ben-Meir am Dienstag, 8. September 2020