Eksperti amerikan: Vuçiq të kërkojë falje dhe të heqë emertimin e rrugës “Kasapit të Bosnjës”

Eksperti amerikan: Vuçiq të kërkojë falje dhe të heqë emertimin e rrugës “Kasapit të Bosnjës”

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se vite më parë,presidenti serb Aleksander Vuçiq ka emëruar një rrugë në Beograd me emrin Ratko Mlladiç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid, shkruan Insajderi.

Ai në një postim në Facebook ka deklaruar se Serbia nuk ka të ardhme të ndritshme me këtë mentalitet politik.

“Vite më parë, Presidenti serb Alexandar Vuçiç emëroi një rrugë në Beograd me emrin Ratko Mlladiç, i cili po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid (dënimi i të cilit sapo u mbështet nga një gjykatë në Hagë). Nuk ka të ardhme të ndritshme për Serbinë me këtë mentalitet politik”, ka shkruar  Ben-Meir.

Ai me tej ka shtuar se Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heq emrin e “Kasapit të Bosnjës” nga rruga.

“Vuçiq duhet të kërkojë falje dhe të heqë emrin e ‘Kasapit të Bosnjës’ nga rruga”.

Dy ditë më parë, Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm. Leximi i vendimit ndaj tij zgjati rreth një orë.

Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit./Insajderi.com