Eksploziv në derë të veturës- Ky është personi që i shpëtoi mrekullisht atentatit në Tiranë

Eksploziv në derë të veturës- Ky është personi që i shpëtoi mrekullisht atentatit në Tiranë

Janë dalur pamjet e para nga shpërthimi i një makine në Tiranë, ngjarje që tronditi qytetarët në rrugën “Siri Kodra”.

Mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet e para të vendngjarjes ku mjetit me targa gjermane i ishte vendosur eksploziv.

Makina tip “Benz” i përkiste shtetasit Artion Bylyku i cili në momentin që do hapte derën është përballur me situatën e rëndë.

Sipas burimeve të para, dyshohet se ky shpërthim ka qenë një mesazh për pronarin e mjetit luksoz, ndonëse deri më tani nuk dihet asgjë mbi të shkuarën e tij. Nga ana e saj, policia ka bërë një shpërthim të kontrolluar, me dyshimin se mund të kishte ende lëndë të paplasur në mjet.

Zona është rrethuar me policë të cilët janë ende duke bërë procedurat përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.