Ekspozita “Nën Presion” sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Ekspozita “Nën Presion” sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, sot më 21 nëntor me fillim nga ora 20:00, hapet ekspozita “Nën Presion – Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri”.

Ekspozita vjen prej artistëve Gjergj Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai dhe Enrico Fontanari të kuruar nga Eliza Hoxha dhe Ilir Gjinolli.

Ceremonia e hapjes do të bëhet në Galerinë Kombëtare të Kosovës sonte në orën 20:00, raporton Kultplus.