Ekspozon armën drejt bashkëshortes, arrestohet i dyshuari

Ekspozon armën drejt bashkëshortes, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij e në të njëjtën kohë edhe i ka ekspozuar armën.

Gjatë fjalosjes me viktimën, i njëjti kishte ekspozuar armën, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar  një pistoletë zastava, 17 fishekë e kal.7.65, një pushkë ajrore stoeger, dhe një pale dylbi.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.