fbpx

Ekstremisti në Krujë kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari, unë respektoj vetëm Allahun

Ekstremisti në Krujë kërcënon gjyqtarin dhe prokurorin: Do jepni llogari, unë respektoj vetëm Allahun

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg ish komandon Erzen Uka, i arrestuar për nxitje terroriste.

Prokurori i çështjes, Eugen Beci ,kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci, duke u thënë:  Sa të dalë do të jepnin llogari dhe nuk do kalonte kollaj, unë respektoj vetëm Allahun.

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste, nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa gjykata u tërhoq për vendim, panorama.al