Ekzekutohet para turmës për t’u bërë shembull, mësohet çfarë kishte bërë

Ekzekutohet para turmës për t’u bërë shembull, mësohet çfarë kishte bërë

Një 22 vjeçar në Jemen u ekzekutua në publik pasi akuzohej se kishte përdhunuar dhe më pas vrarë një vajzë katërvjeçare.

Hussein al-Saket u qëllua pesë herë në shpinë me një automatik “AK 47” në një shesh publik në Sanaa.

Më pas trupin e 22 vjeçarit e varën në një viç para turmës së njerëzve që ishte mbledhur për të parë vrasjen e pedofilit.

Kjo është ekzekutimi i dytë i tillë që ndodh në Jemen,  pasi pak kohë më parë u ekzekutua në publik dhe një burrë tjetër që kishte përdhunuar një vajzë të mitur.