Ekuador: Momenti kur kikboksieri humb jetën në ring nga goditjet e kundërshtarit

Ekuador: Momenti kur kikboksieri humb jetën në ring nga goditjet e kundërshtarit

Kikboksieri, Joel Cahuasqui ka humbur tragjikisht jetën gjatë një ndeshje amatore kikboksi në Ekuador, ndeshje e zhvilluar në evenimentin “Kupa e Paqësorit në Kikboks”, njofton Insajderi.

Teksa ndodhej në ring me kundërshtarin e tij, Cahuasqui dhe pse me helmetë në kokë, nuk arriti t’i shpëtonte një goditje në kokë, që në fillim e la të shtrirë pa ndjenja, dhe nga mungesa e pranisë së mjekëve, kikboksieri pësoi hemorragji në tru, gjë e cila i solli vdekjen gjatë rrugës për në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur në Amerikën Latine, Alberto Astudillo, i cili ka publikuar dhe një video të momentit kur kikboksieri 27 vjeçar bie në ring për të mos u ngritur.

Sipas mediave ekuadoriane, policia vendase pritet të nisë një hetim mbi organizimin e kampionatit dhe mungesën e mjekëve në sporte të tilla luftarake. /Insajderi.com