Ekzekutohet zyrtari i financave në Kinë

Ekzekutohet zyrtari i financave në Kinë

Ish-kreu i një kompanie shtetërore kineze të administrimit të pasurive u ekzekutua të premten me akuzat e marrjes së ryshfetit në një dënim jashtëzakonisht të ashpër për një rast të fundit korrupsioni, shkruan Bloomberg, trasnmeton Insajderi.

Lai Xiaomin i China Huarong Asset Management Co., ishte në mesin e mijëra zyrtarëve të zënë në kurth në një fushatë të gjatë të udhëhequr nga Presidenti Xi Jinping. Të tjerët, përfshirë ish-rregullatorin e sigurimeve të Kinës, janë dënuar me burg.

Lai, 58 vjeçar, u dwnua me vdekje nga një gjykatë në Tianjin, në lindje të Pekinit, njoftoi qeveria.

Gjykata e Dytë e Mesme e Popullit në Tianjin vendosi në janar se vdekja ishte e justifikuar sepse Lai merrte ryshfete “veçanërisht të mëdha” për të bërë investime, për të ofruar kontrata ndërtimi, për të ndihmuar në promovime dhe për të dhënë favore të tjera. /Insajderi.com