Ekziston një zgjidhje tjetër për presidentin – e bën të ditur edhe Lutfi Haziri

Ekziston një zgjidhje tjetër për presidentin – e bën të ditur edhe Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke vazhduar bisedimet për të gjitha modalitetet dhe se ndërmjet dy partive nuk ka marrëdhënie kushtëzimi.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Haziri thotë se të gjitha çështjet janë të hapura në tavolinën e bisedimeve, përfshirë edhe çështja e një presidenti konsensusal.

“Është në tavolinë ajo. Krejt janë duke u biseduar çështjet e hapura. Nuk mund të them se përjashtohet një bisedim ose është pranuar. Është çështje që ka mbetur si modalitet në tavolinë”, u shpreh Haziri.

Ndonëse të dy partitë kanë deklaruar se kanë arritur të harmonizojnë programin qeverisës, ndarja e disa dikastereve ende është duke u negociuar, ndërkohë që çështja më problematike mbetet pozita e presidentit të Kosovës.