Elbasan Rashani afër transferimit te skuadra e Ligue 1

Elbasan Rashani afër transferimit te skuadra e Ligue 1

Elbasan Rashani është shumë afër të transferohet në ligën franceze, Ligue 1, shkruan Insajderi.

Sipas mediave franceze, Rashani së shpejti do të zyrtarizohet te FC Clermont.

Sulmuesi kosovar është aktualisht pa kontratë, derisa edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës turke, BB Erzurumspor, ku 12 paraqitje të tij për këtë skuadër realizoi tre gola.

Skuadra e Clermont do të garojë në Ligue 1 nga sezoni i ardhshëm, dhe transferimi i Rashanit do të ishte i mirëseardhur në radhët e tyre.

Reprezentuesi kosovar ka zhvilluar 16 paraqitje me Kosovën, ku ka arritur të shënoi tre gola./Insajderi.com