Elefantët shëtisin nëpër autostradë, njëri pësoi në aksident

Elefantët shëtisin nëpër autostradë, njëri pësoi në aksident

Një kamion i cirkut i cili transportonte pesë elefantë u përmbys.

Një elefant ngordhi, dhe ty të tjerë janë lënduar në aksidentin e djeshëm të një kamioni të cirkut në juglindje të Spanjës.

Kamioni transportonte pesë elefantë, transmeton Reuters. Në video xhirime të cilat u paraqitën në internet mund të shihen se si kafshët bredhin nëpër autostradë në Pozo Canadi, në provincën Albacete.

Shefi i drejtorisë së trafikut DGT Gregorio Serrano ka thënë se sipas informatave të para kamioni ishte përmbysur derisa përpiqej ta tejkalonte një veturë tjetër./Insajderi.com.

https://www.youtube.com/watch?v=6MWBuhkMdEk