“Elefanti më i vetmuar në botë” nuk do të jetë më kaq i vetmuar

“Elefanti më i vetmuar në botë” nuk do të jetë më kaq i vetmuar

Kaavan, i quajtur “elefanti më i vetmuar në botë” pasi kishte mbetur i vetëm në një kopsht zoologjik në Pakistan, u përgatit të dielën për fluturimin e tij në një vend të shenjtë në Kamboxhia dhe ku do të shijojë më në fund shoqërinë shumë të nevojshme të elefantëve tjerë, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.

Detyra për ta futur atë në një kuti metalike me madhësi elefanti për transport zgjati disa orë dhe ishte ndoshta hapi më i rëndësishëm për ta shpëtuar atë nga kushtet e tmerrshme në të cilat ka jetuar për 35 vjet.

Po qe se Kaavan të ishte frikësuar dhe të kishte refuzuar të hynte në kafaz ose të ishte mbyllur, largimi i tij mund të shtyhej për muaj me radhë ndërsa ekipi i shpëtimit mundohej ta qetësonte atë dhe të krijonte besim përpara se ta provonin ta fusnin në kafaz, shpjegoi Martin Bauer, një zëdhënës i Four Paws International.

Grupi global i mirëqenies së kafshëve ka udhëhequr kauzën për të shpëtuar Kaavan që nga viti 2016. /Insajderi.com