Eleminimi i Juventuesit “gishti” në drejtim të Ronaldos

Eleminimi i Juventuesit “gishti” në drejtim të Ronaldos

Dy legjendat e Juventuesit, Fabio Capelllo dhe Del Piero kanë drejtuar “gishtin e fajësisë” tek Cristano Ronaldo për eliminimin nga Champions League.

Juventues arriti ta mposhte Porton si vendas, por skuadra portugeze u kualifikua pasi kishte avantazhin e një goli më shumë të shënuar si mysafir.

Ai gol erdhi pikërisht nga gjuajta e lirë – në mur ishte edhe Cristano Ronaldo për të cilin po kritikohet.

“Gola të tilla nuk duhet pranuar. Cristiano Ronaldo kërceu dhe me pas u rikthye me shpinë, kush do që është në mur nuk duhet të frikësohet nëse goditet. Është gabim i pafalshëm që nuk ka justifikim”, tha Capello.

“Cristiano duhet të pranojë pak fajin sigurisht. Nuk kishte shumë shanse, por e humbi atë me kokë ku do merrnim avantazhin”, deklaroi Del Piero. /Insajderi.com