Elez Blakaj e Ali Rexha ende figurojnë si prokurorë të Speciales

Elez Blakaj e Ali Rexha ende figurojnë si prokurorë të Speciales

Faqja zyrtare e Prokurorisë së Shtetit duket se nuk editohet shpesh.

Një gjë e tillë vërtetohet pasi në listën e emrave të Prokurorisë Speciale, vazhdojnë të figurojnë edhe Elez Blakaj e Ali Rexha, shkruan Insajderi.

Blakaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i prokurorit muaj më parë, për shkak të kërcënimeve sipas tij, që kishte marrë për hetimet me listat e veteranëve.

Ai tashmë punën po e vazhdon në Amerikë, ku ka shkuar bashkë me familjen.

Në anën tjetër, Ali Rexha ishte suspenduar në janarin e këtij viti.

Tre muaj para pensionimit ai ishte pezulluar nga puna. Këtë vendim ai e cilësonte të padrejtë, pasi thoshte se Prokuroria po “bën hajgare”. /Insajderi.com