Elezi: Deri tani janë rinumëruar 70 përqind e vendvotimeve

Elezi: Deri tani janë rinumëruar 70 përqind e vendvotimeve

Procesi i rinumërimit të 552 vendvotimeve në Komisionin Qendror Zgjedhor pritet të përfundojë të shtunën. Deri tani, janë numëruar 377 prej tyre, që i bie 70 për qind, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një konference për medie.

“Deri tani janë rinumëruar 70 për qind apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i tyre i përgjithshëm, pas vendimit të fundit nga KQZ”.

Elezi ka thënë se është duke vazhduar edhe procesi i vlerësimit të pakove që kanë ardhur me postë.

Ai ka sqaruar janë aprovuar 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe janë refuzuar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejt aktivitetet që janë duke u zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët”./Insajderi.com