Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me princeshën e porsalindur

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me princeshën e porsalindur

Me 22 tetor, çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë, dhe u bekuan me një vajzë.

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte

Po atë datë, 18 vjet më parë kishte ndërruar jetë Mbretëresha Geraldinë dhe princesha e vogël trashëgoi emrin e lartësisë së saj, gjyshes së Princ Lekës.

Mbrëmjen e sotme, prindërit e rinj publikuan edhe fotot e para zyrtare me princeshën e vogël, në llogaritë e tyre zyrtare në rrjete sociale.

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!”, shkruhet në postim.

Dita në të cilën erdhi princesha ishte tejet e vecantë për prindërit, të cilët urojnë që e vogla e tyre të rritet e shëndetshme dhe zemrën e mbushur me mirësi.

“Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve! Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, përfundon shkrimi në postim. /Insajderi.com

Elia Zaharia dhe Princ Leka pozojnë me vogëlushen: ‘Ishte