Eliminatoret për Kupën e Botës: Qipro dhe Serbia shënojnë fitore kundër Sllovenisë, respektivisht Azerbajxhanit

Eliminatoret për Kupën e Botës: Qipro dhe Serbia shënojnë fitore kundër Sllovenisë, respektivisht Azerbajxhanit

Janë mbyllur dy ndeshjet e orës 18:00, Azerbajxhan-Serbi dhe Qipro-Slloveni, të vlefshme për sfidat eliminatore të Botërorit “Qatar 2022”, njofton Insajderi.

Serbia arriti të marrë një fitore të vështirë 2-1 përballë Azerbajxhanit të drejtuar nga Giani De Biasi, dhe me këtë tre pikësh marrin kryesimin e grupit A në kuotën e shtatë pikëve, tre më shumë se Portugalia e cila po zhvillon ndeshjen kundër Luksemburgut.

Heroi i serbëve ishte sulmuesi Mitroviç, i cili realizoi një dy golësh përkatësisht në minutën e 16-të dhe në të 81-të. Për azerët barazoi përkohësisht Makmudov, i cili ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 59-të.

Në ndeshjen tjetër Qipro arriti të marrë një fitore suprizuese përballë Sllovenisë, duke e mundur me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga qiprioti Pitas, në minutën e 42-të të ndeshjes. /Insajderi.com