
Nora Gjakova është mposhtur nga koreania Youjeong Kwon për t’u eliminuar nga Kampionati botëror
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është përshëndetur nga Kampionati botëror, pasi është mposhtur nga koreania Youjeong Kwon në kategorinë deri në 57 kg.
Nora është eliminuar në raundin e tretë, pasi humbi në vazhdime me pikë të arta.
Më herët gjatë ditës ishte eliminuar edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kg, ndërsa dje pa medalje mbeten edhe Majlinda Kalemendi dhe Distrie Krasniqi në kategorinë 52 kg.