" />

Elinel nuk arrin t’ia marrë zemrat fansave as me “Serenata”

Elinel nuk arrin t’ia marrë zemrat fansave as me “Serenata”

Pas disa bashkëpunimeve me këngëtarë, kryesisht nga Shqipëria, për të cilat u kritikua se “është bërë tepër i dhënë pas hiteve mbi dashurinë“, reperi Elinel ka publikaur me një këngë të re, por përsëri me temë të njejtë.

Titullohet “Serenata” dhe normalisht i kushtohet dashurisë, një anë e reperit që nuk është parë më herët.

Elinel pretendon se është “shumë i fortë” edhe përkundër ndryshimit të tij në skenën muzikore që nga viti i kaluar që ka krijuar reagime jo të mira nga fansat e tij që i ka krijuar duke qenë një “hardcore reper”.

Krijimtaria e Granit Bajraktarit, të njohur me nofkën Elinel, në fillimet e karrierës së tij njihej si “përfaqësuesi i rrymës rap-undergorund në Prishtinë”.

Vitin 2016 dhe gjatë këtij viti, Elinel ka eksperimentuar: ai ka publikuar këngë me artistë të zhanreve Pop, R&B dhe rok.

Por, reperi nga Prishtina thotë se shumica e fansave të tij e kanë pritur mirë ndryshimin e tij.

“Shumica e kanë pritë mirë edhe e kanë marrë që kom hi në terrene të reja, e kanë pa edhe një anë temën tjetër, ku edhe aty jam shumë i fortë”, kishte thënë Elinel në një intervistë për Insajderin.

Edhe pse kështu deklarohet Elineli, fansat e kanë kritikuar shumë reperin kosovar në videon “Serenata”, për ndërrim  enorm të stilit dhe këndimit.

Fansa i kanë bërë thirrje Elinelit që të kthehet në stilin e tiij të vjetër sepse reperi ashtu pëlqehet./Insajderi.com

Ja disa reagime nga opinioni në kanalin e Youtube: