Gjatë ditës së djeshme, moderatorja, Elita Rudi, ka provuar të jetë shofere, duke marrë Gjikon si pasagjer.
Mirëpo ky i fundit është tmerruar gjatë rrugës, kur teksa bënte video me bashkëshorten, trembet dhe e ul kamerën.
Gjiko dëgjohet t’i thotë Elitës të ecë më ngadalë, pasi para tyre kishte makina të tjera.
“Kadalë, kadalë”- thotë reperi, ndërsa Elita nis të qeshë.
Mesa duket, Elita është ende duke ia marrë dorën dhe akoma nuk i jep aspak siguri Gjikos në makinë.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, moderatorja dhe reperi u bënë prindër të një vogëlushi, të cilit i vunë emrin super të veçantë, Zëri.