Eliza Hoxha i reagon Adelina Graincës

Eliza Hoxha i reagon Adelina Graincës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka reaguar ish bashkëpartiakes së saj Adelina Grainca pas që kjo e fundit kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjithashtu, Grainca mbrëmë në Kuvend e votoi Vjosa Osmanin për Presidente.

Në profilin e saj në Facebook, Hoxha ka shkruar në adresë të Graincës, se për t’u të pasur zhvillim, duhet të kalohen shkallës dhe ato duhet ngjitur me besim e përshkulshim që mos të rrëshqasim rrugës, rrugë e cila sipas Hoxhës, është ajo që ndjek PDK-ja.

Ndërsa rrugëtimin e Graincës në LVV, Hoxha e ka krahasuar me një rrugëtim në ashensor, për të cilën e ka porositur ish bashkëpartiakën se po u prish bije me rënie të lirë./Insajderi.com