Ellen DeGeneres akuzohet se ka ngacmuar 11 vjeçarin duke e quajtur të trashë dhe budalla

Ellen DeGeneres akuzohet se ka ngacmuar 11 vjeçarin duke e quajtur të trashë dhe budalla

Kanë dalë akuza të tjera sipas të cilave, Ellen përjetonte kënaqësi duke fyer djalin e njërit nga punëdhënësve të saj.

Presentuesja e cila po përballet me shumë akuza nga punëtorët e saj, përfshirë kritikat për kulturën toksike në ambientet e emisionit të saj, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ben Gravolet ka bërë një mori akuzash kundër Ellen, e cila po punonte për ekipin e nënës së tij, para se të bëhej e fashme në Hollywood.

Ben ka thën se kur Ellen ishte 20 vjeç e tallte me komente shumë fyese atë.

“Unë shkoja në zyrën e nënës time, pas shkolle dhe zakonisht Ellen ishte aty. Ajo më kritikonte për shkak të peshës sime. Nëse i bëja detyrat në zyrë ajo me quante budalla dhe më thoshte se jam i trashë. Më qeshte edhe për shkak të rrobave. Unë isha fëmijë dhe ajo ishte një grua e rritur,” tregon Ben.

“Unë e vëreja se si ajo kënaqej kur e shihte se mërzitesha, nuk mendoj që ka ndonjë arsye për këtë. Unë isha fëmijë i pambrojtur,” ka vazhduar ai.

Ben tha se ai ishte i vetëdijshëm për peshën e tij, mirëpo komentet e Ellen i kishin lënë trauma sepse ajo ishte e rritur./Insajderi.com