Elon Musk mendon që emri i vajzës së tij X Æ A-12 tingëllon si një password

Elon Musk mendon që emri i vajzës së tij X Æ A-12 tingëllon si një password

Themeluesi i Tesla dhe Space X mendon që emri i vajzës së tij tingëllon si një password.

Më herët gjatë këtij muaji, Elon Musk, u intervistua jashtë fabrikës së tij të makinave elektrike në Berlin. Kur reporteri pyeti për beben X Æ A-12, ai u përgjigj “Më falni?” duke mos kuptuar pyetjen.

Kur e kuptoi ai u përgjigj: “Oh, ti po mendon fëmijën tim. Kjo tingëllon si password”.

Ai shtoi se po mendon të bëj një ndejë me rastin e hapjes së fabrikës.

“Ne do të fillojmë herët me një ndejë dhe do të rrimë deri vonë. Më pas mendojmë të bëjmë një rave, me muzikë tekno. Mendoj që kultura rave është e domosdoshme”./Insajderi.com