fbpx

Elvana Gjata me flamurin kuq e zi në Zvicër

Elvana Gjata me flamurin kuq e zi në Zvicër

Elvana Gjata i ka nisur fuqishëm koncertet, e kësaj here ka shkëlqyer në Zvicër.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa muaj më parë në Bllok, këngëtarja e njohur duket se ka rifilluar me energji turet muzikore

Në Instagram ajo ka postuar disa foto e video nga koncerti që ka mbajtur në Zvicër, duke elektrizuar publikun me këngët e saj më të bukura, ku nuk kanë munguar as ato të cilat kanë qenë në bashkëpunim me Flor Mumajesin apo grupin Threedots.

Elvana ka kuruar çdo detaj për të qenë në formë, duke zgjedhur kështu një fustan të bukur por mjaft provokues që i tregon asetet.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Elvana u vu në qendër të vëmendjes pas shfaqjes së saj në filmin “Dy gisht mjaltë”, një komedi nga Ermal Mamaqi.